English

PS, Kodheli në Korçë: Do të jemi bashkë për të shkruar një faqe ndryshe të historisë

Korçë, 31 maj NOA - Kandidatet e qarkun Korçë, Mimi Kodheli, Olta Xhacka e Irena Kallço kanë zhvilluar një takim me gra të qyteti të Korçës.

Në fjalën e saj Kodheli është përqendruar në faktin se Shqipëria dhe veçanërisht gratë janë më të papuna se katër vjet më parë.

Kandidatet për deputete të qarkut Korçë kanë kërkuar votën për Partinë Socialiste për të bërë të mundur ndryshimin.

"Përqindja e papunësisë te gratë është shumë mbi mesataren mbi përqindjen e papunësisë në Shqipëri, e cila nga ana e vetë, është një përqindje shumë më e lartë krahasuar me atë në Evropë. Sot, në kohën e internetit, analfabetizmi ndër femra është absolutisht më i lartë se ndër djem dhe rritet me hapa galopante. Sot, kur në Europë ka më shumë se kurdoherë gra që përfaqësojnë vendet e tyre, në pozicione shumë të rëndësishme, Shqipëria pëson një dhunë në rritje ndaj grave dhe një indiferentizëm të pashoq të strukturave shtetërore ndaj këtij fenomeni të trishtueshëm" u shpreh Kodheli.

Sipas saj, programi qeverisës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës është shkruar ndryshe. "Do të bëjmë bashkë atë që në 18 vjet nuk u bë, do të jemi bashkë për të shkruar një faqe ndryshe të historisë, faqen e politikës së njerëzve dhe për njerëzit, faqen e dinjitetit për çdonjërën prej nesh, faqen për një të ardhme evropiane për fëmijët tanë." shtoi më tej Kodheli.

k.k/NOA

KOMENTE