English

Tenton të kalojë rrugën, përplaset për vdekje nga një makinë 37-vjeçarja

Lushnje, 31 maj NOA - Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Krutje-Poshnjë të rrethit të Lushnjes Mimoza Goga u përplas nga një mjet tip-Volzvagen me targa të Durrësit.

37-vjeçarja ka qenë në një autobus së bashku me kolektivin e saj, të cilët kanë ishin për një vizitë jashtë rrethit të Lushnjes.

Sapo ka zbritur nga autobusi e ndërsa po tentonte në anën tjetër të rrugës, ajo është përplasur nga një mjet.

Sipas policisë automjeti me targa të Durrësit, i cili drejtohej nga shtetasi Llambi Basha 57 vjec lindur në Lushnje ka përplasur gruan.

Policia rrugore ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariatin e policisë për të sqaruar këtë ngjarje të rëndë.

Hetuesit e aksidenteve rrugore nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërkohë që pas hetimeve të para burime zyrtare të policisë bënë të ditur se ka qenë veprimi i 37-vjeçares Goga e cila ka tentuar që të kalojë rrugën pa kontrolluar atë nëse kishte automjet në lëvizje apo jo në kohën që ajo do të kalonte rrugën, duke e cilësuar si pakujdesi nga ana e saj gjë e cila i solli edhe vdekjen.

k.k/NOA

Â

KOMENTE