Vlorë, 31 maj NOA - Ndalohet nga policia një 57-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.
Zija Llanaj, lindur dhe banues në fshatin Treblovë të Vlorës u ndalua dje pasi gjykata e rrethit gjyqësor të Vlorës në qershor të vitit 2006 e ka deklaruar fajtor për veprën penale të "kultivimit të lëndëve narkotike".
Për këtë vepër penale ai ka marrë dënimin prej tre vjet burg, ndërsa ishte i shpallur në kërkim.
57-vjeçari Zija Llanaj, është dënuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Treblovë, në korrik të vitit 2005 në një sipërfaqe të oborrit i janë gjetur të mbjella bimë narkotike kanabis.
k.k/NOA