English

Ahtisaari, fjalim në parlamentin e Kosovës, për 1-vjetorin e Kushtetutës

Prishtinë, 1 qershor, NOA - Ditën kur do të mbushet plot një vit nga zyrtarizimi i dokumentit themeltar të shtetit të ri të Kosovës, negociatori i pavarësisë së saj, Marti Ahtisaari, pritet që të mbajë një fjalim të posaçëm në parlamentin e Kosovës.

Bëhet fjalë për datën 15 qershor, ditë kur Kushtetuta e Republikës së Kosovës mbush një vit nga hyrja në fuqi e saj.

Ndërkaq, në 15 qershor pritet të zhvillohet edhe një mbledhje e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG), mekanizëm i ngritur nga Ahtisaari për të kontrolluar zbatimin e detyrimeve që kishte marrë Kosova e pavarur për zbatimin e planit të hartuar prej tij.

Nga ana tjetër, mediat kosovare bëjnë të ditur faktin se në kuadrin e këtij momenti të veçantë për Kosovën, do të jenë të pranishëm në ceremoninë e rastit, bashkë me Ahtisaarin edhe tre diplomatë tjerë si Alfred Rohan, Frank Ëisner dhe Ëolfgang Ischinger, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e veçantë që do të organizojnë autoritetet kosovare.

Të katër diplomatët në fjalë, mbeten emra dhe personalitete mjaft të rëndësishme për historinë e Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE