English

Basha takon ambasadorët e vendeve të Konferencës Islamike në Tiranë

Tiranë, 1 qershor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, priti sot në një takim të veçantë, ambasadorët e vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, të akredituar në Tiranë.

Nga ana e tij, ministri Basha i falënderoi ambasadorët e Arabisë Saudite, Egjiptit, Iranit, Libisë, Palestinës dhe Turqisë për mbështetjen që qeveritë e këtyre vendeve dhe të gjithë anëtarët e Organizatës së Konferencës Islamike i dhanë Rezolutës së paraqitur nga Shqipëria për Kosovën në ministerialin e Damaskut, zhvilluar gjatë datave 23-25 maj.

Duke e konsideruar këtë rezolutë si një sukses për organizatën, ministri Basha tha se ajo është e një rëndësie të veçantë, pasi ndër të tjera, organizata prej 57 shtetesh, njeh se zhvillimet e fundit në Kosovë, pra pavarësia e saj dhe ndërtimi i institucioneve, kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Basha vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e shprehur nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës për të mbështetur Kosovën dhe ekonominë e saj dhe thirrjen që ministeriali i Damaskut i drejtoi nëpërmjet rezolutës gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të mbështesë forcimin e Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE