Tiranë, 1 qershor NOA UPDATE -Bordi i Monitorimit të Medias (BMM) ka dallime në vendimmarrje përsa i përket matjes së minutazhit së disa prej kronikave audiovizive të shfaqura ditët e fundit në median elektronike.
Bordi i Monitorimit i ngritur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i mbledhur sot, shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash 4 me 3 vendimin me pikat si më poshtë:
1-Deklarimet e Ministrisë së Brendshme lidhur me të dhënat për procesin e aplikimit dhe prodhimit të kartave të identitetit do të konsiderohen "kohë qeveritare".
Deklarimet jashtë këtij institucioni nga cilido subjekt politik lidhur me çështjen do të quhet "kohë fushate".
Ndërsa tre anëtarët e Bordit Iris Luarasi, Shyqyri Meka dhe Hamdi Jupe mendojnë që në bazë të balancimit dhe profesionalizmit në lajme kronikat që janë transmetuar në lajme në lidhje me debatin Islami (PS) dhe Nishani (Ministri e Brendshme - PD) për kartat e identitetit duhen quajtur të dyja fushatë ose të dyja nuk duhen numëruar në kohën e partive respektive.
"Vota jonë është bazuar edhe në pikën 3 të Nenit 81 për edicionet informative të radiotelevizionit publik si dhe në pikën b të Nenit 84 për fushatën zgjedhore në radiot dhe televizionet private", - deklaroi Iris Luarasi.
Në këtë paragraf shkruhet "koha e pasqyrimit të veprimtarive qeveritare që lidhen me fushatën zgjedhore, përfshihet në kohën e partisë, së cilës i përket titullari i institucionit që zhvillon veprimtarinë".
Ne mendojmë se kartat e identitetit janë pjesë e infrastrukturës që lidhet drejtpërsëdrejti me fushatën zgjedhore dhe si rrjedhim kjo kohë duhet t'i faturohet titullarit të institucionit.
2-Koha televizive për ceremoninë e përurimit të tunelit të segmentit rrugor "Rrëshen-Kalimash" të konsiderohet "kohë qeveritare".
Edhe për këtë pikë tre anëtarët e Bordit Iris Luarasi, Shyqyri Meka dhe Hamdi Jupe mendojnë që ceremonia e tunelit duhet konsideruar fushatë e Partisë Demokratike nisur nga fakti se ceremonia e përurimit u shoqërua me flamuj të PD, me sloganin e fushatës së PD "Shqipëria po ndryshon"
3-Minutazhi i kronikave në dispozicion të çështjes së kartave të identitetit dhe segmentit rrugor "Durrës-Kukës" të datës 31 maj 2009 të llogariten në veçanti dhe t'i vihen në dispozicion Bordit Të Monitorimit të Medias.
4- Sipas pikës 8, paragrafi 2 i Nenit 84 për fushatën zgjedhore në radiot dhe televizionet private "Reklamat e institucioneve publike llogariten në kohën e subjektit politik, të cilit i përket titullari i institucionit".
"I kërkojmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shprehet për vendimin e marrë nga Bordi se si duhet matur koha për kronikat e mësipërme", - thuhet në konkluzionet e mbledhjes së sotme ku për Bordin e Monitorimit të Medias, kanë nënshkruar:
Basir Çollaku Kryetar
Iris Luarasi Anëtare
Rexhep Polisi Anëtar
Blerina Toslluku Anëtare
Artur Bego Anëtar
Hamdi Jupe Anëtar
Shyqyri Meka Anëtar
KOMISIONI QENDROR i ZGJEDHJEVE BORDI I MONITORIMIT TË MEDIASRaport
Mbi monitorimin e medias-datë 30.05.2009
Bordi i Monitorimit të Medias nga ora 12.00 deri në orën 01.00 të datës 30/05/2009 monitoroi kohën e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore nga operatorët radio-televizivë, për :
a) EDICIONE INFORMATIVE b) EMISIONE TË TJERA ZGJEDHORE ( sipas tabelave bashkelidhur)BMM në lidhje me të dhënat që rezultuan nga monitorimi, të pasqyruara në tabelat përkatëse çmon:
TVSH- Ky operator, në edicionet informative ka transmetuar 30.13 minuta për PD përkundrejt 30.90 minuta për PS.
TV Klan: Ky operator në edicionet informative ka transmetuar 33.95 minuta për PD përkundrejt 22.05 minuta për PS.
Tv Top Channel: Ky operator në edicionet informative 8.12minuta PD përkundrejt 13.27 minuta për PS
TV Vizion Plus: Ky operator në edicionet informative ka transmetuar 9.05 minuta për PD dhe 8.42 për PS.
Alsat: Ky operator në Edicione Informative:11.67 minuta PD përkundrejt 14.45 PS
TV Koha: Ky operator në emisionet informative ka tranmetuar 6.58 minuta PD dhe 13.32 minuta për PS
Shijak Tv: Ky operator ne emisionet informative ka transmetuar 11.50 për PD përkundrejt 14.25 për PS
Ufo Education:
Edicionet informative Ky operator ka transmetuar 13.17 minuta për PD dhe 13.90 për PS
News 24: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 38.72 minuta për PD dhe 55.38 minuta për PS.
Ora News: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 23.63 minuta për PD dhe 25.27 minuta për PS.
Nesër Tv: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 32.40 min për PD dhe 25.33 minuta për PS.
A1: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 11.47 minuta për PD dhe 28.28 minuta për PS.
Mediasat: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 11.75 minuta për PD dhe 6.90 minuta për PS.
Radio Tirana: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 8.90 minuta për PD dhe 11.70 minuta për PS.
TAR: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 0.83 minuta për PD dhe 1.80 minuta për PS.
RADIO +2: Ky operator në edicionin e saj informativ ka transmetuar 0.75 minuta për PD dhe 0.82 minuta për PS.
FUND