Istog, 1 qershor NOA - Një 44-vjeçar shqiptar u vra krejt papritur nga plumbat e një pistolete dhe pak orë pas ngjarjes, në lidhje me të u dorëzua pranë policisë, një 63-vjeçar.
Njësitet Policore të Stacionit Policor Istogut bënë të ditur sot për agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja ka ndodhur dje në orën 09.30, kur viktima, një shqiptar 44 vjeçar nga fshati Zabllaç, ishte duke lëvizur më biçikletë përgjatë rrugës së fshatit Zabllaç.
Në befasi, ai është qëlluar më armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Vrasjen e tij dyshohet se ka kryer një shqiptar nga Kosova i moshës 63 vjeçare, i cili është vetë dorëzuar në polici.
"I dyshuari, nga fshati Banjë-Istog është vetëdorëzuar në Stacionin Policor në Istog, ku ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi", tha policia, e cila nuk dha detaje për shkaqet që çuan të prangosurin të kryejë këtë vrasje.
a.b/NOA