English

Florentino Perez shpallet president i Real Madridit

Madrid, 1 qershor, NOA - Florentino Perez është shpallur presidenti i ri i ekipit të futbollit, "Real Madrid".

"Bordi i zgjedhjeve dëshiron të njoftojë se sipas Pikës 2 të Paragrafit E të Artikullit 40 të Statutit të klubit, duke qenë se vetëm një kandidaturë është bërë, Florentino Perez është shpallur president i Real Madridit", thuhet në deklaratën zyrtare të publikuar nga klubi sportiv i Realit, e cila sqaron ndër të tjera faktin se ky emërim është i pakontestueshëm, derisa është paraqitur vetëm një kandidaturë. Sipas të dhënave që mbërrijnë nga ky klub, Perez që ditën e sotme, së bashku me bordin e tij të drejtorëve do të vendoset në zyrat presidenciale në Santiago Bernabeu.

Ndër hapat e parë që bëhen të ditura se do të ndërmarrë presidenti i ri, është ai i caktimit të Jorge Valdanos si drejtor të ri sportiv, ndërsa nesër pritet që ai të caktojë Manuel Pellegrinin si trajnerin e ri të Mbretërve duke e zëvendësuar Juande Ramosin. n.e/NOA

KOMENTE