English

Gjendet një automjet i djegur plotësisht, policia: Ishte një ngjarje aksidentale

Korçë, 1 qershor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë konstatuar përmes informacioneve në rrugë operative, se në vendin e quajtur "Qafa e Qarrit", në kombëtare Korçë-Ersekë, vendndodhjen e një automjeti të djegur.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, nga verifikimet e bëra ka rezultuar se automjeti në fjalë ka qenë i markës Mercedes-Benz, model ML, me targa KO 7775 B, i djegur plotësisht.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se djegia e automjetit është shkaktuar gjatë lëvizjes në këtë rrugë, ku në drejtim të tij ka qenë pronari i automjetit, Aurel Fero, banues në lagjen nr.10 të Korçës.

Fillimisht është konstatuar një tym që dilte nga pjesa e përparme e automjetit dhe më pas, ajo ka përfshirë gjithë automjetin duke e djegur plotësisht atë.

Për këtë ngjarje aksidentale, nga policia janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE