Frangovë, 1 qershor, NOA - Nëntë shtetas shqiptarë dhe tre afganë janë ndaluar nga policia maqedonase në dy operacione të realizuara në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe ate me Greqinë.
Ministria e Brendshme Maqedonase njoftoi se në dy raste policia ka ndaluar shtetasit e huaj. Sipas saj, ndërsa afganët janë ndalur në aksin rrugor Veles-Shkup, shqiptarët e ndaluar janë kapur në afërsi të kufirit me Shqipërinë, konkretisht në fshatin Frangovë. Ata janë transportuar menjëherë në territorin shqiptar nëpërmjet vendkalimit kufitar Qafë-Thanë.
Ndërsa tre shqiptarët e tjerë janë ndaluar gjatë tentimit të tyre për të hyrë ilegalisht në Greqi, në zonën e Gjevgjelisë.
n.e/NOA