Tiranë, 1 qershor NOA - Përurimi i çeljes së tunelit të Kalimashit si nyje kyçe inxhinierie e autostradës moderne Durrës-Kalimash, ka bërë vend ne mediat e shkruara, ato online dhe elektronike, për domethënien e saj në Shqipëri dhe Kosove, por dhe më gjerë për rajonin.
Agjencia e lajmeve AP që është cituar deri në Tajvan News online, e sheh hapjen e tunelit që lejon ndërtimin e një rruge të shpejtë që do të shkoje në Kosovë, 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit, si një hap që do të afrojë më shumë shqiptarët në të dy anët e kufirit.
Stacioni i mirënjohur televiziv amerikan, CNBC dhe ai Euronews, do të citonin Kryeministrin Berisha teksa shprehet i emocionuar se "sot ne kemi vendosur se nuk ka më male, nuk ka më pengesa, nuk ka më asgjë që shpirtërisht ose fizikisht të ndalojë këtë komb".
CNN më tej ka thelluar më pas në analizën e përfitimeve që do të sjellë kjo rrugë si në rritjen e madhe të fluksit të turizmit drejt brigjeve shqiptare që do të arrihen në vetëm 4 orë.
Agjencia prestigjioze e biznesit BusinessWeek ka veçuar fjalët e Kryeministrit të Kosovës, Thaçi se me këtë tunel Shqipëria dhe Kosova, Tirana dhe Prishtina janë më pranë se kurrë dhe do të qëndrojnë kështu përgjithmonë.
Agjencia IntelliNews me lajme nga 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, me 10 vjet eksperiencë, ka pasqyruar ngjarjen qe pritet të japë efekte ekonomike te fuqishme ne zhvillimin e rajonit.
Stacionet BBC, Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës i dhëne gjithashtu peshën qendrore në edicionet e tyre ngjarjes së Kalimashit.
Zëri i Amerikës e prezantoi ngjarjen me simboliken e takimit të dy kryeministrave në mesin e tunelit të Kalimashit, pas rrëzimit edhe të pengesës së fundit që shënoi bashkimin e të dy anëve të tij.
Kryeministri Sali Berisha hipi vetë dhe drejtoi makinerinë e rëndë që çau murin ndarës të mbetur. Delegacioni nga Kosova priste në anën tjetër.
Mbi domethënien e përfundimit të punimeve në njërin prej dy objekteve më të vështirë të autostradës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, BBC ka veçuar deklarimin e kryeministrit Berisha që tha se rruga që përmes tunelit të Kalimashit do të zgjatet më tej drejt Kosovës, 'bashkon kombin' dhe 'integron përveç shqiptarëve dhe maqedonasit, serbët, bullgarët dhe gjithë rajonin e Ballkanit".
Kanali i lajmeve (Nachrichten CH.) në Gjermani e ka komentuar festimin e "Republikës se Shqipërisë" dhe të "Kosovës se qeverisur nga shqiptaret" për lidhjen e parë me autostradë si "një hap tjetër drejt afrimit".
Agjencia "Rinascita Balkanica" ka njoftuar gjithashtu hapjen e tunelit pas një sere njoftimesh ne radhe për ecurinë e punimeve ne 800 metra thellësi të malit.
Lidhja me e shpejte mes Shqipërisë dhe Kosovës është bere e ditur dhe ne citimin e Agjencisë Gjermane të lajmeve SDA e cila ka veçuar deklarimin se "vendet janë ndarë nga historia dhe padrejtësia".
Përurimi i kryeministrit Berisha dhe Thaçi ka gjetur pasqyrim nga agjencia e lajmeve DPA të cilat komentojnë se lidhjet politike dhe ekonomike mes dy vendeve pritet të intensifikohen tani.
Radio B92 e Beogradit me burime te agjencisë se lajmeve Beta duke cituar dhe mediat shqiptare, e ka pasqyruar me vëmendje takimin simbolik ne mes te tunelit qe shpreh lidhjen e kombit të ndarë.
Ngjarja e madhe për shqiptaret kudo që janë sjell në ato që citon B92 shpresë dhe integrim.
Gazetat shqiptare kanë pasqyruar gjithashtu në vend qendror përurimin e ditës së diel, ku një mur simbolik i shembur nga ekskavatori ne te cilin ishte kryeministri Berisha, çeli një nga galeritë e tunelit më të gjatë të rrugës që do të shkurtojë distancat me Kosovën.
Gjithashtu kjo ngjarje e madhe për kombin shqiptar është paraqitur gjerësisht edhe në SHBA përmes "The Boston Globe", "The Herald Sun", "Cleveland online", "Sun News" etj., si dhe në agjencinë turke të lajmeve "World Bulletin".
e.l/NOA