English

Një grua grabitet me dhunë në Tiranë, kapet i dyshuari

Tiranë, 1 qershor NOA - Grabitje me dhunë ka ndodhur në rrugën "Shyqyri Ishmi" të kryeqytetit dhe policia ka kryer arrestimin e një të dyshuari si autor të ngjarjes.

Besford Bujar Toçi, 20 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, arrestua pasi dy ditë më parë dyshohet se në rrugën "Shyqyri Ishmi", i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një qytetareje, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime policore të kryeqytetit.

Ato thanë se materialet për konsumim të veprës penale të "Vjedhjes me dhunë", do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE