English

PS, Shamku: Berisha nuk i mbajti premtimet për arsimin

Tiranë, 1 qershor, NOA - Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Tiranës, Ledi Shamku ka rikujtuar sot një nga, siç tha, shumë premtimet e pambajtura të qeverisë Berisha, premtime me të cilat u mor vota në 2005.

"Vetëm pak vite më parë, Berisha premtoi për të rritur shpenzimet e arsimit, me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ky është premtimi numër 1 i pambajtur i Berishës", - tha Ledi Shamku, kandidate për deputete e PS në qarkun Tiranë.

Ajo vlerësoi se Berisha pati katër vjet kohë për të realizuar atë premtim dhe deri tani fondet janë rritur më pak se 1 për qind.

"Berisha tani përsëri premton të rrisë fondet për arsimin në 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. A mendon Berisha se populli shqiptar është kaq i pa mend, që të harroj premtimin e pak viteve më parë, të cilin nuk e mbajti?", - shtroi pyetjen Shamku.

Kurse konstatoi se Berisha theu premtimin e tij përsëri dhe shtoi se "tani ai po bën një tjetër premtim bosh, duke u përpjekur të gënjejë përsëri popullin shqiptar".

e.l/NOA
KOMENTE