English

SHBA, vritet një mjek që kryente aborte me shtatzani të vonuara

Kensas, 1 qershor, NOA - Një mjek, ndër të paktët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përfolur se kryente aborte edhe gjatë shtatëzanisë së vonshme është vrarë në qytetin Uçitia në Kensas.

Abortet konsiderohen të vonshme kur shtatëzania ka kaluar javën e 20 dhe fetusi është në gjendje të mbijetojë jashtë mitrës.

George Tiller, ka qenë në shënjestër të vazhdueshme të aktivistëve kundër dukurisë së abortit në SHBA, aq sa ai kishte pësuar edhe një atentat në klinikën e tij para 13 vitesh, por kishte mundur t'i shpëtonte për mrekulli.

Klinika e tij në fakt, ka qenë një vend i zakonshëm i protestave masive nga grupet kundër abortit dhe është sulmuar me bombë në vitin 1985.

Bëhet e ditur se këtë radhë ai nuk ka mundur t'i shpëtojë dot atij, por ka gjetur vdekjen nga një goditje për vdekje me armë teksa shkonte për në Kishën Luteriane të Reformimit në Uiçita të shtetit Kensas.

Deri tani nuk është ndaluar asnjë i dyshuar dhe policia nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me motivin, vetëm thuhet se ka qenë një njeri i bardhë, i cili pasi ka qëlluar në drejtim të mjekut, është larguar me një makinë ngjyrë blu.

Grupi kundër abortit, Operation Rescue, përmes një deklarate e dënoi vrasjen, ndërsa banorët lokalë dhe ata që shkojnë në kishë shprehën shokun dhe hidhërimin e tyre për vrasjen.

Por në të njëjtën kohë, edhe presidenti amerikan Obama, është shprehur i tronditur mbi vrasjen në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE