English

Sheshi "Skënderbej", Partia Demokratike hap sot në mënyrë zyrtare fushatën elektorale

Tiranë, 1 qershor, NOA - Partia Demokratike ka zgjedhur pasditen e sotme për të deklaruar zyrtarisht të hapur fushatën e elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, është parashikuar që ceremonia për këtë rast të zhvillohet në orën 19.00, në sheshin "Skënderbej", përmes një manifestimi të madh, ku do të marrin pjesë edhe shumë këngëtarë dhe përfaqësues të jetës publike në vend.

Mes këtyre këngëtarëve, bëhet e ditur se do të marrin pjesë në manifestimin e sotëm Soni Malaj, grupi nga Tetova "Elita 5", si edhe Çiljeta".

Ceremonia do të hapet nga fjalimet e drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike si kryetari i saj, Sali Berisha, kryetari i degës së Tiranës, Aldo Bumçi etj.

n.e/NOA

KOMENTE