English

Sllovakia shqyrton reduktimin e trupave në Kosovë

Tiranë, 1 qershor NOA/RFE- Sllovakia shqyrton mundësinë e zvogëlimit të trupave të saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kurse prioritet e ka forcimin e misionit në Afganistan, ka deklaruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Lubomir Bulik.

"Tendenca është e qartë, ta forcojmë praninë tonë në misionin në Afganistan.

Në Kosovë mund të bisedojmë për reduktim të konsiderueshëm, por prania jonë të mbetet", tha Balik pas takimit me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Gjanpaolo di Paola.

Sllovakia aktualisht ka 140 ushtarë në Kosovë, megjithëse Bratisllava refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

KOMENTE