English

Detyrimi nga BE, qeveria aplikon hyrje me viza për çdo turist

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 3 qershor NOA Update - Çdo turist i huaj që kalon pushimet në Mal të Zi, Maqedoni apo në Korfuz të Greqisë dhe dëshiron të vijë në Shqipëri qoftë edhe për një ditë, këtë sezon duhet të pajiset me vizë.

Vendimi më i fundit i qeverisë është marrë si një nga detyrimet që duhet të plotësojë vendi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por ky vendim, vlerësohet si një masë frenuese për thithjen e turistëve ditorë. Kryetari i Unionit të Operatorëve turistikë, Sadik Malaj jep të dhëna se në vitin 2008, kur regjimi i vizave nuk u aplikua, numri i turistëve ditorë të ardhur nga Mali i Zi, kryesisht ata nga vendet ruse, nëpërmjet agjencive ka qenë 50 mijë.

Sipas Malajt, Mali i Zi është parë si një vend potencial për të thithur turistë ditorë, por këtij viti duket se do të jetë ndryshe.

Pas këtij vendimi turistët e huaj nuk do të kenë interes të eksplorojnë Shqipërinë.

Por në një kohë që sezoni turistik ka filluar vendet fqinje të pakënaqur nga kontratat e lidhura deri tani, për shkak të krizës kanë nisur të jenë agresivë me ofertat në Ballkan. Mali i Zi është përqendruar në përmirësimin e shërbimeve dhe shtimin e argëtimeve më shumë se sa në uljen e çmimeve.

Sipas ambasadorit të Malit të Zi në Tiranë, shqiptarët kërkojnë turizëm elitar ndaj fokusi këtij viti është Budva dhe Kotorri.

Përballë këtyre ofertave, Unionii Operatorëve Turistikë shprehet se këtë viti edhe Shqipëria do të ulë çmimet për të pasur më shumë turistë të huaj.

Ai lajmëroi se çmimet do të jenë më të lira në hotelet që nisin nga Durrësi, Vlora e Saranda.

r.l/NOA

KOMENTE