English

Guines, 20 fëmijë këndojnë 200 këngë në vetëm 12 orë

Kluzh, 2 qershor, NOA - Përmes një koncerti maratonë, 20 fëmijë nga qyteti rumun Kluzh, kanë vendosur rekordin më të fundit Guiness.

Sipas të dhënave, ata e kanë arritur këtë gjë, duke kënduar për 12 orë më shumë se 200 këngë,duke vendosur në këtë mënyrë rekordin e ri botëror për koncertin më të gjatë të fëmijëve në histori.

Duke filluar nga e diela në mëngjes, fëmijët në mes moshave gjashtë e gjashtëmbëdhjetë vjeç kanë kënduar këngë në gjuhën rumune, angleze, franceze, italiane, gjermane dhe turke, në koncertin maratonik të mbajtur në parkun në qendër të qytetit Kluzhit. Fëmijët këngëtarë kishin ushtruar për këtë tentim gjatë tërë muajit maj. Në pajtim me rregullat e Librit të rekordeve Guinness, ata kanë bërë pauza individuale prej 10 minutash çdo një orë, derisa vendin e atij që ka munguar e ka zënë fëmija tjetër. Pas pranimit të diplomës nga përfaqësuesit e Librit të rekordeve Guinness, fëmijët kanë kënduar edhe gjysmë ore, duke performuar këngë popullore rumune.

n.e/NOA

KOMENTE