Tiranë, 2 qershor, NOA - Të sëmurët tani e tutje do të kenë në listën e barnave që përfitojnë me rimbursim nga qeveria edhe 31 medikamente të reja.
Ato u shtohen edhe të tjerave të mëparshme, për të cilat qeveria ka kryer rimbursimin e tyre.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, farmacitë kryesore të vendit tashmë janë pajisur me librin e ri të medikamenteve me rimbursim, ndërkohë që ata janë pajisur edhe me njohuritë e nevojshme mbi formën e dozave, klauzolat dhe rimbursimin e barnave për secilën kategori. Lista e medikamenteve të cilat merren me rimbursim nga qytetarët, është pasuruar edhe me 31 të tilla të reja, të cilat përbëjnë në vetvete 74 alternativa tregtare medikamentesh, nga të cilat 405 barna janë 233 principe aktive apo 944 alternativa tregtare. Tashmë blloku i ri i medikamenteve për disa kategori pacientësh, është në fazën e shpërndarjes në të gjithë vendin.
Sipas qeverisë, fatura financiare për 405 barnat që do të ketë lista e vitit 2009 parashikohet të jetë 4.7 miliardë lekë të reja.
Në këtë listë ka medikamente mjaft të shtrenjta, por mbi të gjitha me to do të trajtohen pacientë me sëmundje të rënda, deri edhe tek leuçemia.
n.e/NOA