English

Konkurs ndërkombëtar për tregimin e shkurtër

Tiranë, 2 qershor NOA - Instituti Evropian i Mesdheut, me qendër në Barcelonë, organizon konkursin ndërkombëtar euro-mesdhetar në gjininë e tregimit të shkurtër me temë "Një det me fjalë".

Ky konkurs ka për qëllim të inkurajojë zhvillimin e tregimit të shkurtër nga autorët e rinj, ku të pasqyrohen realitete të ndryshme të rajonit Euro-Mesdhetar.

Afati zyrtar i dorëzimit të krijimeve është data 20 qershor 2009. Autorët duhet të jenë deri në moshën 30 vjeç dhe mund të paraqesin një ose më shumë krijime, të cilat nuk mund të jenë më të gjata se 2 500 fjalë. Materialet nisen me e-mail në info@afalc.org

***

Për të dytin vit radhazi, Instituti Evropian i Mesdheut, anëtare e Rrjetit Spanjoll dhe Fondacioni Anna Lindh kanë lancuar projektin "Një det me fjalë".

Ky projekt ka për qëllim të inkurajojë prodhimin e tregimit të shkurtër (short story) ku do të portretizohen realitete të ndryshme të rajonit Euro-Mesdhetar, përthyer nga këndvështrimi i të rinjve.

Për këtë, Fondacioni Anna Lindh në bashkëpunim me IEMed do të organizojnë konkursin Euro-Mesdhetar në gjininë e tregimit të shkurtër, me temë rivendosja e besimit, dialogut dhe pajtimit në situatat e krizave dhe konflikteve.

Në 2008, në edicionin e parë të konkursit, i cili ishte një sukses janë mbledhur gjithsej një total prej 211 tregimesh të shkurtër nga 37 vende, duke përfshirë katër vendet e Ballkanit.

Afati zyrtar për dorëzimin e historive është 20 qershor 2009. Le të japim disa detaje teknike më shumë: 1) Target grupi: të rinjtë e nën moshën 30 vjeç, të cilët të jenë shtetas të një nga dyzet e tre vendet e rajonit Euro-Mesdhetar. 2)Tregimet mund të paraqiten nga një autor ose edhe nga bashkëpunimi i dy ose më shumë autoreve që punojnë bashkërisht.

Aplikantët mund të paraqesin më shumë se një histori. 3) Tregimet nuk duhet të kalojë një gjatësi prej 2.500 fjalësh dhe duhet të jenë të shkruara në një nga gjuhët zyrtare të 43 vendet e hapësirës Euro-Mesdhetare.

Ata duhet të jenë origjinale, të papublikuar më parë për të mos shkelur të drejtën e autorit ose çdo të drejtat e palëve të treta

Punimet duhet të trajtojnë çështje të lidhura me dialogut ndërkulturor, në veçanti për të tematiken e rikthimit të besimit, dialogut dhe pajtimit në situatat e krizave dhe konflikteve.

Të gjithë informacionin do ta gjeni në adresën që vijon: http://www.iemed.org/seaofwords 4) Aplikantët duhet të dorëzojnë punimet e tyre në faqen zyrtare të konkursit të IEMed.

Procedura e vlerësimit

Seleksionimi i parë i punimeve do të përzgjidhet nga në juri kombëtare. Pesë punimet më të mira të çdo vendi do të përkthehen në gjuhën angleze dhe do t'i dërgohen Jurisë ndërkombëtare që Fondacioni Anna Lindt do të krijojë për këtë qëllim, të përbërë nga pesë personalitete nga rajoni Euro-Mesdhetar të fushës akademike, të medias apo të fushës së letrave. Në fund të muajit korrik, juria do të përzgjedhë 30 punimet më të mira.

Çmimet

Në shtator 2009, autorët e 30 punimeve më të mira do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të organizohet në Barcelonë. Punimet e tyre do të botohen në formatin e një antologjie.

Aktivitetet kulturore në Evropë.

Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, 30 fituesit të shoqëruar nga të rinj spanjollë do të marrin pjesë në një forum rinor me tematikë rivendosjen e besimit, dialogut dhe pajtimit në hapësirën Euro-Mesdhetare. Gjithashtu ata do të marrin pjesë në aktivitete kulturore që do të organizohen në qytetin e Barcelonës dhe në Toledo.

Atelietë kombëtare

Fituesit do të kenë mundësinë të vizitojnë atelietë kombëtare të krijuesve të qyteteve të tjera të hapësirën Euro-Mesdhetare gjatë periudhës vjeshtë-dimër 2009-2010.

Për aktivitete e sipërpërmendura, të gjitha shpenzimet e lëvizjes, akomodimit do të merren përsipër nga organizatorët.

Në rastin e Shqipërisë është Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, që ka marrë përsipër mbledhjen e materialeve dhe seleksionimin e tyre ne përputhje me kërkesat e organizatoreve. Po ashtu, ky forum merr përsipër edhe përkthimin në anglisht të tregimeve të përzgjedhura.

a.k/NOA

KOMENTE