English

Në qershor, nis nga funksionimi linja ajrore Nju Jork-Tiranë, Nju Jork-Prishtinë

Nju-Jork, 2 qershor, NOA - Korporata "Scanderbeg Air", me seli në Nju Jork, tha se këtë muaj do t'i fillojë fluturimet direkte ndërmjet Nju Jorkut dhe Shqipërisë.

Aeroplani me 214 ulëse Boeing 767-200ER do të shfrytëzohet për fluturimin 8.5 orësh nga aeroporti JFK në kryeqytetin e Shqipërisë, duke filluar nga 14 qershori, e transmeton AP drejtorin ekzekutiv Petrit Ujkaj. Kompania gjithashtu do t'i fillojë fluturimet ndërmjet Nju Jorkut dhe Prishtinës në 16 qershor. "Alternativa për çmimet e larta dhe kohëzgjatjen e udhëtimit është në krye të listës së prioriteteve tona", tha Ujkaj.

NOA-INA

KOMENTE