Prizren, 2 qershor NOA - Policia në Prizren është investuar masivisht dje në mesditë kur mori telefonatë nga një person anonim për vendosje bombash, që më vonë rezultoi se ishte hakmarrje e një gruaje të re, ndaj faktit se nuk kishte marrë strehim.
Personi nga ana tjetër e telefonit raportoi në sallën operative të policisë së Prizrenit se dy bomba ishin vendosur dhe do të shpërthenin në mënyrë të njëkohshme në orën 15.00 të së hënës, njëra në godinë e Komunës "Shtëpia e Bardhë" dhe tjetri në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Prizren.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se pas pranimit të informatës, njësite të shumta policore kanë dalë në vendngjarjet e supozuara dhe kanë evakuuar personelin.
Kontrollimin e objekteve e ka kryer Njësiti EOD i KFOR-it, i cili nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë dhe është konstatuar se alarmi ishte i rrejshëm. Ndërkaq hetues policorë pas mbledhjes së dëshmive kanë arrestuar një femër shqiptare rreth 33 vjeçare.
Gjatë intervistës, policia ka kuptuar se e dyshuara këtë akt e ka kryer në shenjë revolte ndaj Qendrës për Punë Sociale dhe Komunës.
"Ne zbardhëm e dyshuara u hakmor për shkak të pamundësisë së këtyre institucioneve që t'i zgjidhnin një problem social që ka të bëjë me strehimin e saj", - konfirmoi policia pas arrestimit të 31-vjeçares.
a.b/NOA