English

Plane konkrete për bashkëpunimin ekonomik Rumani-Shqipëri

Bukuresht, 2 qershor NOA - Moment i rëndësishëm në evolucionin e marrëdhënieve ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë-Mbledhja e Komitetit miks ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknik Rumani-Shqipëri.

Këto ditë, u zhvillua në Bukuresht, në përputhje me parashikimet e Marrëveshjes së re të bashkëpunimit bilateral, Mbledhja e Komitetit mikst ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknik Rumani-Shqipëri.

Evenimenti për herë të parë u zhvillua në kontekstin e ri historik të ekzistencës së këtyre dy shteteve: Rumania është anëtare e Bashkimit Europian ndërsa Shqipëria pak kohë më parë u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior, ndërsa që nga 1 prilli 2009 marrëdhëniet e Shqipërisë me BE koordinohen nga parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Delegacionet e dy shteteve udhëhiqeshin nga Catalin Aurelian ROSCULETE, Sekretar Shteti në Ministrinë e Agrikulturës, Pyjeve dhe të Zhvillimit Rural të Rumanisë dhe nga Ndoc FASLIA, Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i Shqipërisë dhe kanë pasur në përbërje të tyre përfaqësues të të gjitha ministrive me atribute ekonomike të këtyre dy shteteve.

Në punimet e mbledhjes mori pjesë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi. Nga ana e Ambasadës së Rumanisë në Tiranë mori pjesë Këshilltari Ekonomik Dumitru Badica.

Udhëheqësi i delegacionit shqiptar kreu takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit rumunë të fushës së agrikulturës, pyjeve dhe të zhvillimit rural, të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me përfaqësues të tregtisë, botës së biznesit dhe të turizmit. Delegacioni shqiptar kreu vizita me objektiv ekonomik dhe me interes turistik.

Mbledhja u zhvillua në seancë plenare dhe në takime të organizuara në grupe pune dhe mbi bazë problematikash, duke u evidentuar marrëdhëniet historike të miqësisë dhe të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy popujve.

Seancat plenare dhe takimet bilaterale organizuar mbi bazën e grupeve të punës dhe të problematikave u përqendruan në evolucionin e marrëdhënieve ekonomike bilaterale në vitet e fundit dhe nevoja e intensifikimit të këtyre.

Gjithashtu u fol shumë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës: naftë, gaze, energji elektrike dhe energji të rigjenerueshme, si dhe për mundësi të bashkëpunimit në sektorët e industrisë, minierave dhe të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Promovimi dhe përmirësimi i biznesit, bashkëpunimi financiaro-ekonomik, agrikultura dhe industria ushqimore, punimet publike, transportet dhe telekomunikacionet, si dhe turizmi, mbrojtja e mjedisit dhe sigurimet shoqërore.

Në seancën e hapjes presidentët e dy palëve në Komitetin mikst nënvizuan evolucionet e dy shteteve në vitet e fundit.

Ata përmendën faktin se Rumania, pasi u bë anëtare me të drejta të plota e BE-së u përshtat me kërkesat e kësaj cilësie të re, në vitet e fundit rritja ekonomike kaloi shifrën 6%, fushat e ekonomisë u ristrukturuan dhe ju përshtatën karakteristikave ekonomike të tregut komunitar dhe janë shënuar progrese përsa i përket përmbushjes së kritereve të konvergjencës për adoptimin e monedhës euro dhe hyrjen në hapësirën Schengen në vitet që do të pasojnë.

Ky eveniment i rëndësishëm i marrëdhënieve rumuno-shqiptare u karakterizua nga dëshira e përfaqësuesve të të dy shteteve për thellimin e bashkëpunimit bilateral, rajonal, ndërkombëtar dhe multilateral.

Pala rumune duke përfituar nga rasti, konfirmoi mbështetjen e saj ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Evropian.

a.k/NOA

KOMENTE