English

Pohimi i Obamës: Nuk mund t'i imponojmë vlerat tona, religjioneve të tjera në botë

Uashington, 2 qershor NOA - Presidenti amerikan, Barack Obama, lëshoi një pohim për t'u përgëzuar sot, kur pranoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i "imponojnë" vlerat e veta në shtetet e tjera, që kanë histori, religjion dhe kulturë të ndryshme.

Megjithatë, ai tha se idealet amerikane, si sundimi i ligjit, demokracia, liria e të shprehurit dhe religjioni, janë "vlera universale" që të gjithë popujt duhet t'i pranojnë. Këto komente presidenti Obama i bëri në një intervistë për televizionin publik britanik. Deklarata e tij u bë para vizitës së planifikuar për këtë javë në Arabinë Saudite dhe në Egjipt.

Atje, pritet që presidenti Obama, të mbajë një fjalim për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën myslimane.

Udhëtimi i Obamës më tej vazhdon në Gjermani dhe menjëherë më pas në Francë për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për Luftën e Dytë Botërore.

e.l/NOA

KOMENTE