Durrës, 2 qershor, NOA - Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov vjen sot për herë të parë në Shqipëri për një vizitë zyrtare që pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit maqedonas.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, presidenti Ivanov pritet të ketë një takim me presidentin Bamir Topi në qytetin e Durrësit.
Por pritet që Ivanov pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e kreut të shtetit maqedonas në vendin tonë, zhvillohet në një kohë kur ai dhe presidenti kosovar, Sejdiu, u përfshinë në një debat mes tyre për vizitën në Maqedoni në momentin kur u zgjodh si president.
n.e/NOA