Tiranë, 2 qershor NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Italisë, Vincenzo Carbone.
"Ne kemi ofruar të gjithë bashkëpunimin tonë për një partneritet mes gjykatave italiane dhe atyre shqiptare edhe përmes shkëmbit të përvojës mes gjyqtarëve nga të dy vendet.
Ne mirëpresim Shqipërinë të bëhet së shpejti anëtare e Organizatës së Gjykatave të kasacionit të Evropës" tha Carbone.
"Forcimi i sistemit gjyqësor ka qenë një sfidë e jona. Në këto katër vite kemi bëre reforma të mëdha ligjore. Kemi përmirësuar ndjeshëm legjislacionin duke e përafruar me atë evropian. Shqipëria tha Kryetarja e Kuvendit, është tashmë pjesë e familjeve të mëdha evropiane dhe euro-atlantike. Jemi anëtarë të NATO-s dhe shumë afër BE-së. Shqipëria ka ndryshuar. Reformat fiskale, dyfishimi i rrogave, ulja e taksave, rritja e investimeve kanë bërë që Shqipëria të ecë me ritme të mëdha zhvillimi" u shpreh Topalli.
Biseda u ndal edhe në bashkëpunimin konkret mes gjykatave të Italisë dhe Shqipërisë, përmes sistemeve të informatizuara si edhe përmes takimeve të ndërsjella të gjyqtarëve italianë dhe atyre shqiptarë.
k.k/NOA