English

Aksidenti ajror, presidenti Topi mesazh ngushëllimi homologut frances, Sarkozi

Tiranë, 3 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit francez Nikola Sarkozi, për aksidentin tragjik të humbjes së avionit të Air France me 228 persona në bord.

"Me keqardhje të thellë mësova për aksidentin tragjik të humbjes së avionit A 330 të Air France, të linjës Rio de Zhaneiro-Paris me 228 persona në bord, pjesa më e madhe e të cilëve qytetarë francezë" thuhej në mesazhin e presidentit Topi dërguar homologut të tij francez.

"Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t'Ju përcjell Ju dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella për këtë humbje të rëndë. Ju lutem pranoni Z.President, ndjenjat e mbështetjes e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të rënda të kësaj tragjedie njerëzore." - përfundon mezahi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit Sakozi.

k.k/NOA

KOMENTE