English

Dhuna në detyrë, pretencë 6 muaj burg për Konsullin shqiptar në Greqi

Tiranë, 3 qershor NOA - Â Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 6 muaj burg për konsullin tonë në Greqi, Faik Dishnica.

Organi i akuzës së kryeqytetit, ka kërkuar sot deklarimin fajtor ndaj tij për veprën penale të "goditjes për shkak të detyrës".

Ngjarja për të cilën akuzohet Dishnica ka ndodhur më 12 korrik të vitit 2007, kur Dishnica ka shkuar në syrin e ambasadorit tonë Vili Minarolli dhe pas një debati të ashpër me të e ka qëlluar me grushte dhe shkelma.

Pas kësaj ngjarjeje Ministria e Brendshme depozitoi një kallëzim penal në ngarkim të tij në Prokurorinë e Tiranës.

Në ngarkim të Dishnicës, Ministria e Brendshme depozitoi edhe një kallëzim të dytë ku e akuzonte atë për "falsifikim të dokumenteve zyrtare" dhe "shpërdorim detyre", akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

e.l/NOA

KOMENTE