English

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon kryepolicin Krenar Ahmeti

Tiranë, 3 qershor NOA - Â Gjykata e Rrethit të Tiranës ka deklaruar sot fajtor ish-shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti duke e dënuar atë me 200 mijë lekë gjobë. Po sot gjykata ka dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë dy bashkëpunëtorët e tij Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni.

Tre të pandehurit janë shpallur fajtor për akuzën e "veprimeve arbitrare".

Prokuroria kërkoi për tre të pandehurit dënime më të rënda. Për Ahmetin akuza kërkoi dënimin e tij me 500 mijë lekë gjobë, ndërsa për ky kolegët e tij nga 300 mijë lekë.

Vetë të pandehurit pretenduan para gjykatës se nuk kishin thyer ligjin por kishin zbatuar atë.

Ngjarja për të cilën akuzohet Ahmeti, Vathi dhe Gjoni ka ndodhur më 17 maj të vitit të kaluar.

Prokurorja e Krimeve të Rënda është shoqëruar së bashku me bashkëshortin e saj në komisariatin numër 2, edhe pse krenar Ahmeti ishte në dijeni që ajo ishte prokurore dhe nuk mund ta shoqëronte.

Pas kallëzimit të dy bashkëshortëve Elisabeta dhe Agron Bajri, Ahmeti është kallëzuar penalisht edhe nga një qytetar Hekuran Neza. Â

Krenar Ahmeti, aktualisht gjendet në drejtorinë e Policisë së Elbasanit në drejtimin e sektorit të Rendit.

Ai do të mbahet mend në Tiranë për prepotencën, fyerjet dhe dhunën që nuk ngurronte të shfaqte ndaj qytetarëve, në një mori rastesh që u raportuan nga persona të dëmtuar ose që deklaronin se ishin përballur me veprime arbitrare prej Ahmetit dhe vartësve të tij.

e.l/NOA

Â

KOMENTE