English

Hapet Panairi i Librit "Prishtina 2009", mbi 100 shtëpi botuese

Prishtinë, 3 qershor, NOA - Zhvillohet sot ceremonia e hapjes së Panairit XI të Librit "Prishtina 2009".

Panairi hapet sot në mbrëmje me pjesëmarrjen e më shumë se 100 shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera, me botime të shumta, mes të cilave më se 2.000 tituj të rinj. Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Nazmi Rrahmani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e panairit, i cili do të zgjasë pesë ditë. Organizatorët e panairit tradicional të librit në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, premtojnë se edhe sivjet, si çdo vit tjetër, do të ketë ulje të çmimeve të librave me 20 për qind.

Mësohet ndërkaq se ka për të qenë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij panairi.

n.e/NOA

KOMENTE