Tiranë, 3 qershor NOA - Hiqet banderola e Partisë Demokratike, policia shoqëron punonjësit e gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës.
Paraditen e sotme në qëndër të Lagjes Kombinat, në rrugën "Llazi Miho", është hequr banderola njoftuese e subjektit Partia Demokratike, mbi aktivitetin elektoral të Nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. "Në bazë të kallëzimit të kryer në Komisariatin e Policisë Nr.6 nëTiranë, nga përfaqësues të seksionit të Partisë Demokratike në Kombinat, nga punonjësit e këtij komisariati është bërë shoqërimi i tre punonjësve të gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës" bënë të ditur burimet zyrtare të policisë së Tiranës.
Sipas policisë gjatë deklarimeve të marra, të shoqëruarit kanë sqaruar se janë urdhëruar për heqjen e banderolës, nga drejtues të Sektorit të Gjelbërimit, ku prezent në momentin e heqjes së saj, kanë qenë edhe punonjës të Policisë Bashkiake. policia bëri të ditur se, materialet proceduriale do t'i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese". ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, u bën thirrje të gjitha Subjekteve Politike dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, që të zbatojnë dispozitat e nenit 79 të Kodit Zgjedhor në lidhje me materialet propagandistike.
k.k/NOA