Tiranë, 3 qershor NOA - Ministria e Brendshme ka bërë publike sot vijueshmërinë e procesit të aplikimit të letërnjoftimeve deri ditën e djeshme.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Fatmir Konja, deklaroi se ditën e djeshme kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik 14 900 shtetas, duke e çuar kështu numrin total të aplikimeve në 1 202 584.
Kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre ditën e djeshme 20 807 shtetas, duke e çuar kështu numrin total të letërnjoftimeve të tërhequra në 696 314.
"Megjithatë, duke qenë se po shfrytëzohen vetëm 1/3 e kapaciteteve reale që kemi në terren, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë aplikuar ende, të paraqiten sa më parë pranë zyrave të aplikimit, si dhe të gjithë atyre qytetarëve që kanë aplikuar deri në datën 20 Maj, të paraqiten për tërheqjen e letërnjoftimit" përfundoi Konja.
k.k/NOA