English

Murinjo zbardh projektin e madh të Interit iu duhen edhe 6 lojtarë

Tiranë, 3 qershor NOA - Numrat janë numra dhe gjithmonë Murinjo duhet që të kthehet.

Për të përmbushur objektivat e sezonit të ri, pas titullit që fitoi në edicionin e tij të parë me zikaltërit, trajneri portugez thekson se di duhen rreth 24 ose 25 lojtarë.

Tani Morati duhet të veprojë në merkato, në bazë të propozimeve të trajnerit portugez.

Pas përfundimit të sezonit, Mou ka bërë publike emrat që do të vihen në boshtin e skuadrës.

Burdiso-Rivas në mbrojtje, Vieira-Mançini në qendër të mesfushës, Cruz-Suazo në sulm.

Boshti është identifikuar, tani duhet të kompletohet skuadra e re. Interi po punon në këtë drejtim, për të ndërtuar ekipin e sezonit tjetër, që Murinjo kishte kohë që fliste për një projekt të madh me Interin.

Tek Interi do të qëndrojnë me siguri, Kordoba, Zaneti, Maksuell, Maikon, Materazi, Samuel, Kivu, Santon dhe me shumë mundësi edhe Karvaljo.

Duhen edhe tre mbrojtës dhe plus tre portierin behet 12 gjithsej. Pas largimit të Figos, Obinas dhe të Vieras, pritet te konfirmohet qëndrimi për Stankoviç, Kambiaso, Muntari, Jimenez, Tiago Mota, me shumë mundësi, Deko dhe një lojtar tjetër në krah.

Në total janë 19 lojtarë, duke përfshirë edhe sulmuesit. Suazo pritet të kthehet nga Benfika.

Në dispozicion të Murinjos janë edhe Ibra, Baloteli, Milito, si dhe sulmuesi Arnautoviç. Numri 24, që pritet të plotësohet pas veprimit të merkato, do të shndërrojnë Interin, në një "Dream Team".

a.k/NOA

KOMENTE