English

Ndotje me solar në plazhin e Vlorës, policia sekuestron 3 autobote, shoqëron 6 persona

Vlorë, 3 qershor, NOA - Forcat e policisë së Vlorës janë angazhuar paraditen e sotme në një aksion për gjetjen e shkaktarëve të ndotjes së plazhit të Pyllit të Sodës me ndotje solari, e cila ka krijuar një shqetësim për banorët e kësaj zone.

Sipas të dhënave paraprake për ngjarjen, policia ka shoqëruar 6 persona të cilët kanë lidhje me ngjarjen, si dhe janë sekuestruar 3 autobote që merren me transportimin e solarit.

Mësohet gjithashtu se është ndaluar edhe një anije italiane.

Ndotja e plazhit është konstatuar në mëngjesin e sotëm dhe menjëherë forcat e policisë kanë reaguar për të verifikuar, nëse ajo ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme, pasi kjo përbën në fakt edhe një nga pistat e deritanishme të kësaj ngjarje.

Policia tashmë ka ngritur një grup hetimor për ngjarjen dhe po heton intensivisht shkakun e vërtetë të ndotjes së plazhit të Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE