English

Policia arreston një 26-vjeçar të kërkuar për abuzime seksuale më të mitur

Tiranë, 3 qershor NOA - Efektivat e komisariatit të policisë nr.1 në Tiranë arrestuan dje një 26-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale të "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç"

.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dje shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bazë të informacioneve operative mundësuan kapjen në afërsi të Qytetit Studenti të 26-vjeçarit të kërkuar Andi Zami, lindur e banues në Tiranë.

Sipas policisë i arrestuari ishte person i shpallur në kërkim më datë 17 janar të vitit 2008, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër.

Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendim të datës 17 dhjetor të vitit 2007, e ka dënuar atë me 5 vjet heqje lirie, për veprën penale të "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç".

Andi Zami, për veprime të mëtejshme do t'i kalojë Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër.

k.k/NOA

KOMENTE