Durrës, 3 qershor NOA - Arrestohet kamerieri që dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje pronarin e lokalit ku ai ishte punësuar.
Vrasja e 54-vjeçarit Sherif Memoçi ka çuar sot në qeli Ibrahim Cangu si autorin e dyshuar të këtij krimi.
Ngjarja për të cilën akuzohet Cungu ndodhi mbrëmë në vendin e quajtur Rinas afër lokal "Vila Aeroport" kur ai ka nisur një sherr me Pellumb Momoçin, Hamdi Memoçin dhe Sherif Memoçi.
Pas fjalëve dhe dhunës fizike Cungu dyshohet se ka goditur me thikë në pjesën e zemrës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 54-vjeçarit Sherif Memoçi.
Burime nga policia thanë se nga veprimet hetimore këqyrja e vendit të ngjarjes, marrja e deklarimeve, dëshmitarëve rezulton se krimi është kryer për motive të dobëta.
Autori i dyshuar i krimit është arrestuar në orët e para të ditës së sotme në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Nikël-Krujë.
Ai akuzohet për veprën penale të "Vrasjes ".
k.k/NOA