English

Ronaldo: Jam i lodhur, dua të fitoj ndeshjen ndaj Shqipërisë

Tiranë, 4 qershor, NOA - Kristiano Ronaldo mund të bëhet lojtar i Realit, gjatë ditëve që do të vizitojë kryeqytetin tonë, për të luajtur ndeshje eliminatore të Kupës së Botës. 24-vjeçari, pas humbjes së finales, ndaj Barcelonës e ka lënë të hapur mundësinë e ndonjë largimi të mundshëm, tek Reali i Madridit.

Njëkohësisht, me zgjedhjen e ri të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, pas Kaka është në shënjestër edhe portugezi Ronaldo. Mediat britanike bëjnë me dije se klubi i druhet ndonjë marrëveshje të lojtarit, gjatë këtyre ditëve, kur do të mbërrijë nesër në Tiranë, për të luajtur ndeshjen zyrtare të 6 qershorit, me drejtuesit e klubit madrilen.

Fjalët e portugezit kanë lënë gjithçka të hapur në këtë drejtim. Ronaldo thekson: - "Nuk dua të flas për klubet. ua të qëndroj dhe të shkoj me pushime. Jam shumë i lodhur. Kam luajtur disa ndeshje në presion. E ardhmja? Do ta shohim. Aktualisht jam i përqendruar tek ekipi kombëtar. Duhet të fitojmë me kombëtaren shqiptare, për të shkuar në botëror". Drejtori i përgjithshëm i Mançester Junajtid, Devid Gil, i cili theksoi gjatë kohëve të fundit se Ronaldo nuk do të largohet nga "Old Traford", në verë, sepse ai nuk është në shitje.

"Ai është një lojtar i madh dhe pjesë e klubit tonë, - shprehet Gil - ne do ta qartësojmë të ardhmen e tij, gjatë vitit tjetër. Ai ka një kontratë afatgjatë me klubin tonë dhe unë ju siguroj se do të respektohet.

e.l/NOA

KOMENTE