Bruksel, 3 qershor, NOA - Ende nuk ka ardhur momenti kur tërheqja e forcave të KFOR-it nga Kosova do të mund të konsiderohej si një veprim i duhur.
Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, sipas të cilit në situatën e tanishme, tërheqja e trupave të KFOR-it nga Kosova do të ishte gjë e parakohshme.
Realisht në Kosovë janë të pranishme 16.000 trupa ushtarake të KFOR-it dhe vetë Brukseli ka dhënë shenjat e para për tërheqjen e tyre, ama nuk është i mendimit se kjo duhet të ndodhë menjëherë, por pasi të shihet ecuria e normës së stabilitetit në këtë vend.
Konkretisht sipas Sheferit, ky akt do të paraqiste kërcënim për sigurinë dhe për rezultatet e arritura në vitet fundit në këtë rajon. Sipas tij, në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 qershor në Bruksel, do të flitet edhe për fatin e trupave paqeruajtëse në Kosovës.
n.e/NOA