Tiranë, 3 qershor NOA - Një 5-vjeçare ka gjetur vdekjen sot paradite pasi u përplas nga një automjet teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Aksidenti ndodhi në rrugën e "Durrësit" në Tiranë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen këmbësorja Tefta Ndreu, 50-vjeçe.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë patrullat e shërbimit të qarkullimit rrugor Tiranë, ekspertët e hetimit të Aksidenteve Rrugore nga ku u formua grupi hetimor, për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
Policia bëri të ditur se dyshohet paraprakisht se shkak i ndodhjes së këtij aksidenti të rëndë, është si pasojë e ecjes tej normave të lejuara, humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit Gentian Islami, 36-vjeç, si dhe kushtet atmosferike.
Sipas policisë aktualisht, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në ambientet e komisariatit, nga ku dhe do të merret masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.
k.k/NOA