Tiranë, 3 qershor NOA - Një video që frymëzonte ekipin e Barcelonës, për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve është transmetuar për herë të parë në mediat evropiane.
Në mbrëmjen e së mërkurës, para ndeshjes që u zhvillua në "Olimpiko" të Romës, katalanasit ndoqën pamje nga filmi si dhe pjesë nga ecuria më e mirë e tyre, gjatë sezonit të fundit.
Momente magjike të ekipit të Barcelonës gjatë këtij sezoni ishin fiksuar në një video, që e kishte përzgjedhur trajneri katalanas, Pep Guardiola.
viedoklipi i Rasëll Krout, tek filmi i njohur "Gladiatori", shërbeu edhe më tepër për të motivuar lojtarët, që më pas në finale triumfuan ndaj "Djajve të Kuq", me rezultatin, 2-0.
Në film lojtarët shihnin sekuenca nga më të bukurat e këtij sezoni. Guardiola tregoi në një intervistë televizive se ishte ideja e tij, që zgjodhi pikërisht këtë film, për të frymëzuar lojtarët, që ai drejton, para finales së "Champions".
a.k/NOA