English

Vrau veten se u skualifikua gjatë një spektakli televiziv

Uashington, 3 qershor, NOA - Ja që ndodh edhe kështu, madje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shënuar deri më sot 11 raste të tilla.

Bëhet fjalë për vetëvrasje, të cilat mbërrijnë në momentin e fundit pasi personazhe të ndryshëm skualifikohen nga të ashtuquajturat "reality shou".

Psikologët amerikanë e kanë cilësuar këtë si një traumë që mbërrin pas efektit të ashtuquajtur "sindroma e Truman Shou" (nga filmi i Xhim Kerri), e cila ka të bëjë me zhgënjimet paranojike të pazakonta që shkaktohen nga përvoja e të jetuarit disa kohë para telekamerave.

Viktima e radhës quhet Paula Goodspeed e cila është vetëvrarë menjëherë pas eliminimit nga gara e "American Idol", mu para shtëpisë së gjyqtarit.

Ajo u vetëvra pasi u përjashtua nga gara e këtij spektakli, duke shënuar në këtë mënyrë vikimën e 11-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE