Tiranë, 3 qershor, NOA - Policia ka arritur të zbardhë mëmgjesin e sotëm ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Rinas, ku një biznesmen mbeti i vrarë nga një kamerier për motive të dobëta.
Sipas të dhënave të para hetimore, rezulton se autori i ngjarjes së rëndë është 45-vjeçari Ibrahim Congu, pronar i një lokali pranë aeroportit.
Ndërsa viktima është Sherif Memoci, rreth të 60-ve.
Detajet e para që jep organi i policisë mbi ngjarjen, tregojnë se autori e ka qëlluar disa herë viktimën me thikë në një rrugicë jashtë lokalit.
Motivi i kësaj vrasje mendohet të jetë lidhja e dashurisë mes djalit të viktimës që punonte kamarier në lokal, me vajzën e pronarit, i cili është dhe autor i vrasjes në fjalë.
Ky i fundit është konfliktuar me viktimën për faktin se djali i tij nuk i merrte vajzën për grua.
n.e/NOA