Tiranë, 4 qershor NOA - Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati ka qenë sot në qendër të Tiranës, ku konstatoi se ishte dëmtuar posteri elektoral i Partisë Socialiste.
"Ky nuk është një rast i veçuar po një fenomen i përsëritur anembanë Shqipërisë.
Këto janë veprime të dëshpëruara nga një njeri i dështuar", - nxitoi Bushati të individualizojë fajin e dëmtimit të posterit duke i vënë emrin autorit, Sali Berisha
Më pas nënsekretari për Programin ka kujtuar një prej premtimeve sipas tij të pambajtura për bujqësinë, saktësisht për heqjen e akcizës së naftës:
"Në vitin 2005 Sali Berisha premtoi se do të kishte prioritet Bujqësinë në qeverinë e tij. Ai premtoi se karburanti për konsum bujqësor do të sigurohet me një çmim prej jo me shumë se 40 lekë për litër, për të gjithë fermerët shqiptarë", tha Bushati.
e.l/NOA