Durrës, 4 qershor NOA - Masakron me mjete të forta një 52-vjeçar, arrestohet nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Armath-Manez kur Ardian Gjika 32-vjeç ka nisur një sherr për motive të dobëta më 52-vjeçarin Viktor Cani.
Pas fjalëve të ndërsjella Gjika ka goditur me mjete të forta 52-vjeçarin duke e dëmtuar rëndë.
I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia e Durrësit u vu menjëherë në lëvizje për të zbuluar shkaqet dhe autorin e ngjarjes.
Pas hetimeve të para policia mundi të identifikonte autorin e plagosjes dhe të kryente arrestimin e tij disa orë më vonë.
Burime nga policia thanë se ndaj Ardian Gjikës u mor masa e arrestit për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje".
k.k/NOA