Korçë, 4 qershor, NOA Update - Shënohet incidenti i radhës në kuadrin e fushatës elektorale e cila duket se po ashpërsohet nga dita në ditë, duke shfaqur edhe të tilla ngjarje.
Sipas korrespondentes së agjencisë së Lajmeve NOA në qytetin e Korçës, pas mesnate, sot ora 01.00 është hequr tabela e një zyre elektorale, gjë e cila është shoqëruar me shqetësimin e anëtarëve të forcës politike përkatëse, por edhe me interesimin e policisë, e cila aktualisht ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detajet e asaj që ka ndodhur.
Bëhet fjalë për zyrën e Partisë Socialiste në qytetin e Korçës, së cilës i është hequr tabela me shënimin "Zyra elektorale e PS-së".
Ky incident pason atë të pak ditëve më parë, kur në Xhafzotaj u tentua të digjej zyra elektorale e Partisë Socialiste, ndërsa në një fshat të Korçës u dhunua përfaqësuesi i PS-së nga kryeplaku i PD-së për disa parrulla të shkruara në emër të kësaj force politike.
n.e/NOA