English

Kapet i kërkuari nga policia, ishte dënuar me pesë vite burgim për pedofili

Tiranë, 4 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë mundur të ndalojnë në hyrje të qytetit Studenti në Tiranë, 26-vjeçarin Andi Zaimi, lindur e banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga policia.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve ndaj tij ekzistonte një urdhër-ndalimi i prokurorisë së Shkodrës që në vitin 2005, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar këtë person me 5 vite burg për veprën penale të "Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur".

n.e/NOA

KOMENTE