English

Kryetarja e Kuvendit takon vëzhguesit e Asamblesë të Këshillit të Europës

Tiranë, 4 qershor NOA- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim Përfaqësuesit e komisionin ad-hoc të vëzhguesve paralektoral të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, kryesuar nga Corien Jonker.

"Ndihemi shumë mirë që për herë të parë kemi bërë realizuar një infrastrukturë moderne zgjedhore. Për herë të parë votuesit kanë regjistrin elektronik të zgjedhësve. Për herë të parë kodi elektoral është miratuar me konsensus të plotë gjashtë muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe institucionet zgjedhore janë në funksionim të plotë duke përmbushur çdo detyrim ligjor" u shpreh Topalli.

"Dhe ajo që është më e rëndësishme për herë të parë zgjedhësit kanë kartat e tyre të identitetit, me elementet më të forta të sigurisë krahasuar me të gjitha vendet e tjera.

Procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave po ecën shumë normalisht dhe të gjithë votuesit shqiptarë mund të kenë kartat e tyre të identitetit.

Ju dhe të gjithë monitoruesit do të keni mundësi të shihni nga afër procesin më të mirë zgjedhor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i kapur nga paniku ka vendosur të bëjë çdo përpjekje për t'i ikur zgjedhjeve, por 28 qershori do të jetë dita më e bukur e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka bërë ndonjëherë" tha më tek kryetarja e Kuvendit.

k.k/NOA

KOMENTE