Kopenhagen, 4 qershor, NOA -Â Meshkujt, të cilët martohen me femra shumë më të reja se ta në moshë, jetojnë më gjatë dhe më mirë se të tjerët.
Një fakt të tillë e pohon një studim danez, i publikuar në Kopenhagen gjatë këtyre ditëve, i cili ka marrë në shqyrtim rastet e martesave me diferenca të mëdha në moshë.
I titulluar "Diferenca e moshës mes partnerëve ndikon në shtimin e jetëgjatësisë" ai tregon sesi meshkujt të cilët zgjedhin për bashkëshorte të tyre, një femër në moshë më të re, e arrijnë dhe e kalojnë pleqërinë e tyre pa shumë probleme, ndërsa për femrat thuhet se është më mirë që të martohen me një bashkëmoshatarin e tyre, për të gëzuar shëndet të mirë dhe gjendje të mirë psiko-fizike gjatë jetës së tyre.
Sipas të dhënave të studimit, meshkujt e lidhur me femra 7-9 vjet më të reja se ata, kanë probabilitet 11 % më pak për të vdekur para kohe, ndërsa nëse ato janë 15-17 vjet më të reja, ky probabilitet shtohet me 20 %.
n.e/NOA