Tiranë, 4 qershor NOA - Kompania ushtarake MEICO e cila është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, është paditur sot nga dy bashkëshortët Nikolli.
Kompanisë MEICO, bashkëshortët Dile Nikolli dhe Viktor Ndue Nikolli i kërkojnë një shumë prej 10 milionë lekë.
Padia civile është depozituar nga me objekt padi shkaktim dëmi. Padia është hedhur sot në shortin elektronik dhe i ka rënë për gjykim gjyqtarit Altin Shkurti.
Në këtë padi familja Nikolli kërkon dëmshpërblim dhe kompozim të dëmeve jopasurore të shkaktuar familjes së tyre si pasojë e dëmtimit të shëndetit të Viktor Nikollit.
Në këtë padi bëhej me dije se si pasojë e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit të ndodhur më datën 15 mars të vitit të kaluar, bashkëshorti i saj ka pësuar dëmtime në trup, ku si pasojë ka mbetur i paralizuar.
Për këtë arsye këta të fundit kërkojnë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh 100 mijë dollarë amerikanë.
e.l/NOA