English

Një i ri në Pogradec kapet duke marrë dy herë kartë identiteti

Pogradec, 4 qershor NOA - Një i ri në Pogradec u kap sot duke u përpjekur të pajiset për herë të dytë me kartë identiteti, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA, policia vendore.

Korrespondentja e agjencisë NOA në qarkun Korçë, informon se sot në mesditë, shtetasi Erlind Pashollari, 19 vjeç, lindur në Çërravë dhe banues në Pogradec pasi ka aplikuar dhe është pajisur me kartën e identitetit është paraqitur përsëri në zyrën e aplikimit duke deklaruar se karta i ka humbur dhe do të pajiset me kartën e re. Kompania e ka pajisur me një kartë të re me gjeneralitete të njëjta.

Ministria e Brendshme duke reaguar mbi këtë ngjarje, tha se "kjo procedurë nuk cënon aspak sigurinë e sistemit pasi është pajisur i njëjti person me një kartë të re por me të dhëna që i përkasin vetëm atij".

Ndërkohë, policia konfirmoi se 19-vjeçari Erlind Pashollari po hetohet për veprën penale të "Mashtrimit".

a.f/NOA

KOMENTE